E Martë, 3 Nëntor 2026

Beci: Sistem kapot në fasadat e pallateve në Dervishbeg, kursim energjie për banorët

TIRANË, 26 maj/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci bëri të ditur sot se në zonën e urës “Dervishbeg” po kryhen punime për vendosjen se sistemit kapot në fasadat e pallateve.

Sipas Becit, punimet për rritjen e efiçencës energjetike dhe përmirësimin estetik të pallateve përgjatë rrugës “Hafiz Sabri Bushati” po vazhdojnë me intensitet të lartë.

Beci pohoi se “përmes sistemit kapot, fasadat e godinave po transformohen, duke sjellë jo vetëm një pamje tjetër për këto godina, por edhe kursim energjie për banorët”.

Kryebashkiaku i Shkodrës tha se ky projekt po realizohet në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ndërsa puna ka nisur prej një viti e gjysmë në pallatet e pozicionuara në rrugët kryesore të qytetit, nga të cilat kanë përfunduar 80 pallate dhe 20 të tjera janë në proces.

Nga projekti për sistemin kapot të pallatave në Dervishbeg në Shkodër 1 nga 6

/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›