E Hënë, 2 Nëntor 2026

Beci pret kampionët shkodranë: Rikonstruksion palestrës së atletikës pranë stadiumit “Loro Boriçi”

TIRANË, 21 qershor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci priti në një takim sportistët shkodranë, që kanë fituar titullin kampion për të 17-in vit radhazi dhe janë shpallur fitues të Kupës së Shqipërisë. Gjatë takimit Beci iu premtoi atletëve mbështetjen e bashkisë së Shkodrës. “Me kampionët e atletikës, sportistët shkodranë që kanë fituar titullin kampion për të 17-in vit radhazi dhe janë shpallur fitues të Kupës së Shqipërisë. I sigurova për mbështetje të pakursyer dhe shumë shpejt do të nisim rikonstruksionin e palestrës së atletikës pranë stadiumit “Loro Boriçi””, tha Beci. Kryebashkiaku Beci u shpreh se “ky investim do të përmirësojë jo vetëm infrastrukturën, por edhe kushtet e stërvitjes për kampionët tanë”. Vllaznia e Shkodrës ka triumfuar në kampionatin Kombëtar U-20 në Atletikë, i cili u zhvillua në “Elbasan Arena” 1 nga 5 /k.s/j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›