E Martë, 3 Nëntor 2026

Befasia e FSHF, ndryshohen datat e fillimit të Superiores dhe Kategorisë së Parë

Federata Shqiptare e Futbollit, njoftoi se sezoni i ri në elitën e futbollit dhe Kategorinë e Parë do të startonte më 23 gusht. Megjithatë së fundmi është bërë një ndryshim i papritur sa i përket datave.

Kategoria Superiore do të fillojë më 19 gusht, katër ditë më herët se data e planifikuar fillimisht. Ndërkohë, Kategoria e Parë do të nisë më 26 gusht.

Ky ndryshim vjen pak më shumë se dy javë para startit të sezonit. Ende nuk janë dhënë shpjegime zyrtare për arsyet e këtij ndryshimi. Klubet duhet të përshtasin planet e tyre të përgatitjeve sipas kalendarit të ri.

“Futbolli shqiptar po bëhet gati të ngrejë siparin e edicionit të ri. Më 19 gusht nis kampionati “Abissnet Superiore” ndërsa më 26 gusht fillon sezoni i ri i “Kategorisë së Parë”. Përgatitjet kanë nisur jo vetëm nga klubet pjesëmarrëse, por edhe nga arbitrat që do të vendosin drejtësinë në fushë”, ka shkruar FSHF së fundmi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›