E Martë, 3 Nëntor 2026

Begaj: Korpusi Amerikan i Paqes, kontribut të vyer në Shqipëri

Presidenti i Repubikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim Drejtoren e Korpusit të Paqes, Carol Spahn.

Kreu i shtetit vlerësoi angazhimin e programit vullnetar amerikan në Shqipëri dhe ndihmesën e dhënë ndër vite.

Presidenti Begaj gjithashtu përcolli përgëzime për palën amerikne e cila ka shprehur angazhimin e saj për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në zgjerimin e shtrirjes dhe ndikimit të programit të Korpusit të Paqes në vend.

Vullnetarët e Korpusit të Paqes kanë zhvillur bashkëpunime me autoritetet vendore dhe qendrore, shoqërinë civile dhe shkollat për zhvillimin e komunitetit. 

Bazuar mbi këtë bashkëpunim, Kreu i Shtetit gjatë takimit me drejtoren e Korpusit të Paqes Carol Spahn, shprehu bindjen për përkushtimin dypalësh për promovimin e paqes dhe zhvillimit, përmes fuqizimit të rolit të të rinjve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›