Begaj dekreton hartën e re territoriale, bashkitë reduktohen nga 61 në 46


2 Nëntor 2026 | 10:35
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë, duke i hapur rrugë zbatimit të reformës që parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46.
Miratimi i kësaj reforme është shoqëruar me debate të forta politike mes mazhorancës dhe opozitës, si dhe me protesta të banorëve në disa qytete, të cilët kanë kundërshtuar ndryshimet në organizimin e njësive të qeverisjes vendore.
Sipas hartës së re territoriale, Shqipëria do të organizohet në 46 bashki, ndërsa ndarja në 12 qarqe do të mbetet e pandryshuar.
Reforma synon riorganizimin e pushtetit vendor, ndërsa zgjedhjet e ardhshme lokale do të zhvillohen sipas ndarjes së re administrativo-territoriale.
Lajme të Sugjeruara
- 10:31 Tentoi të qëllojë më armë zjarri një person, arrestohet autori i dyshuar në Podujevë
- 10:17 Drejtori i OpenAI: Inteligjenca artificiale tashmë është më e zgjuar se shkencëtarët më të mirë
- 09:58 Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA: Sondazhet tregojnë se demokratët kryesojnë edhe në bastione të Trumpit
- 09:52 Rama publikon videon për përdorimin e e-Albania: Gjyshër, tani mjafton t’i flisni Diellës për gjetjen e shërbimit
- 09:46 Mot i keq në Itali, shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete
- 09:40 J.D. Vance vishet si personazhi te Harry Potter për Halloween. Shpërthejnë komentet: Ky djalë s’do të bëhet kurrë president
Kryefaqja