E Diel, 1 Nëntor 2026

Begaj për 148-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit: Fryma e saj mbetet thirrje për unitet dhe përgjegjësi kombëtare

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përkujtuar 148-vjetorin e Lidhja e Prizrenit, duke e cilësuar atë si shprehjen më të lartë të ndërgjegjes kombëtare shqiptare dhe simbol të përpjekjeve për bashkim e pavarësi.

Në një mesazh të publikuar me rastin e kësaj date historike, kreu i shtetit theksoi se Lidhja e Prizrenit ishte “tempulli i përpjekjeve të Rilindësve për bashkimin dhe pavarësinë e shqiptarëve nën një shtet të vetëm”.

Begaj nënvizoi se fryma e Lidhjes së Prizrenit vijon të mbetet një thirrje e përhershme për unitet, përgjegjësi kombëtare dhe përkushtim ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që ndodhen.

“Fryma e Lidhjes së Prizrenit mbetet një thirrje e përhershme për unitet, përgjegjësi kombëtare dhe përkushtim ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që janë. Shembulli, kuraja dhe mençuria e tyre mbeten frymëzim i vazhdueshëm për kombin tonë dhe do të nderohen përjetë nga ne”, shkruan Presidenti Begaj.

Lidhja e Prizrenit u themelua më 10 qershor 1878 në Prizren dhe konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë kombëtare shqiptare, pasi hodhi themelet e organizimit politik për mbrojtjen e trojeve shqiptare dhe të drejtave kombëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›