Begaj përcjell ngushëllime për viktimat e sulmit me armë në shkollë: Solidaritet me popullin e Kanadasë

TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj u shpreh sot i tronditur nga ngjarja tragjike e vrasjeve në një shkollë në British Columbia (Kanada).
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit shprehu ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit.
“Shqipëria qëndron në solidaritet me popullin kanadez dhe dënon çdo akt dhunë që merr jetë njerëzore”, u shpreh Begaj.
Dhjetë persona, përfshirë të dyshuarin për sulm, u vranë të martën në një sulm me armë në qytetin Tumbler Ridge në provincën perëndimore të Kolumbisë Britanike në Kanada.
/r.e/