Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Greqisë

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadores së re të Greqisë në vendin tonë, Lambrini Komini.
Gjatë takimit, u diskutua për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje dhe avancimin e bashkëpunimit afatgjatë si vende partnere në NATO.
“Sot prita Letrat Kredenciale të Ambasadore së re të Republikës Helene, Lambrini Komini. Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve si vende fqinje dhe avancimin e bashkëpunimit tonë afatgjatë si partnerë të NATO-s”, shkroi Begaj, në platformën X.
Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Lambrini Kombini zëvendëson në këtë pozicion ambasadoren Konstantina Kamitsi, e cila përfundoi shërbimin e saj në vendin tonë.
/gj.m/j.p/r.e/