E Premte, 6 Nëntor 2026

Begaj pret Ohad Kaynar në takim, pranon letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti këtë të premte Ambasadorin e Shtetit të Izraelit, Ohad Kaynar, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Gjatë ceremonisë, Presidenti Begaj i uroi Ambasadorit suksese në misionin e tij diplomatik.   Në vijim të takimit, u vlerësuan marrëdhëniet e shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, të cilat këtë vit shënojnë 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona.

Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e ekonomisë, teknologjisë, sigurisë, mbrojtjes kibernetike, turizmit dhe shkëmbimeve mes njerëzve.

Gjatë bashkëbisedimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Lajme të Sugjeruara

Alarmet për bombë në Europë, Wizz Air: Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit, prioriteti ynë kryesor

Alarmet për bombë në Europë, Wizz Air: Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit, prioriteti ynë kryesor

Nga paraburgimi i Fierit, Veliaj publikon video me AI: Më persekutojnë

Nga paraburgimi i Fierit, Veliaj publikon video me AI: Më persekutojnë

SPAK dërgon për gjykim 8 persona, kërkohet konfiskimi i 16 pasurive me vlerë mbi 2 milionë euro

SPAK dërgon për gjykim 8 persona, kërkohet konfiskimi i 16 pasurive me vlerë mbi 2 milionë euro

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›