E Diel, 1 Nëntor 2026

Begaj pret raportuesin për Shqipërinë në PE: Integrimi evropian, prioritet strategjik për vendin

TIRANË, 28 janar /ATSh/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Andreas Schieder, raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, në kuadër të misionit faktmbledhës përpara prezantimit të draftraportit në Komisionin për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian.

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohje për angazhimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e qëndrueshme të Parlamentit Evropian ndaj procesit të zgjerimit, duke e cilësuar atë thelbësor për ruajtjen e besueshmërisë dhe momentumin e integrimit të Shqipërisë.

Begaj i paraqiti raportuesit pikëpamjet e tij lidhur me zhvillimet aktuale, progresin e reformave dhe hapat konkrete drejt integrimit.

Presidenti Begaj shprehu besimin se rezoluta e ardhshme e Parlamentit Evropian mbi raportin e progresit 2025 do të pasqyrojë në mënyrë objektive arritjet dhe sfidat e mbetura, duke rikonfirmuar angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj vlerave evropiane, shtetit të së drejtës dhe demokracisë.

1 nga 2

/m.q/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›