E Diel, 1 Nëntor 2026

Begaj reagon pas vendimeve të Hagës: Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në!

Presidenti Bajram Begaj, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Përmes një reagimi, Begaj shprehu “trishtim të thellë” për vendimin e sotëm, ndërsa vlerësoi vendosmërinë për apelimin e aktgjykimit.

“Trishtim i thellë për vendimin e sotëm. Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie. Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në! Liria ka emër!”, shkroi Begaj.

Reagimi i Presidentit vjen pak pas përfundimit të seancës në Hagë, ku Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, Krasniqi me 25 vjet, Veseli me 18 vjet dhe Selimi me 13 vjet burgim.

Aktgjykimi i shpallur sot është i shkallës së parë dhe palët kanë të drejtë ta apelojnë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›