Begaj takon presidentin amerikan Joe Biden: Partneriteti Shqipëri-SHBA, aleancë vlerash

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe zonja e parë Armanda Begaj zhvilluan një takim me presidentin e shteteve të bashkuara të amerikës, Joe Biden dhe zonjën e parë Jill Biden.
“Miq dhe partnerë të bashkuar nga një aleancë vlerash”, shkruan presidenti Begaj në foton e publikuar.
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, SHBA, ku kryeson delegacionin zyrtar të Shqipërisë në sesionin e 78-të të asamblesë së përgjithshme të OKB-së, Begaj u takua gjithashtu me lidere dhe zyrtare te larte nga shtete të ndryshme.