E Hënë, 2 Nëntor 2026

Begaj uron Dimal Bashën: Domosdoshmëri bashkëpunimi politik dhe institucional

TIRANË, 26 gusht /ATSH/ Presidenti Bajram Begaj uroi sot Dimal Bashën për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale Begaj theksoi se “bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të vijojë në të mirë të Kosovës e qytetarëve të saj”.

Kuvendi i Kosovës zgjodhi sot deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha për kryetar të Kuvendit.

Në përpjekjen e 58-të për konstituimin e Kuvendit, propozimi i Vetëvendosjes u miratua me 73 vota pro, 30 kundër dhe 3 abstenim.

Ai arriti t’i marrë votat e nevojshme falë votës së një pjesë të deputetëve të PDK-së, AAK-së, dhë një pjese të pakicave. LDK dhe Lista Serbe votuan kundër.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e ngërçit të krijuar, kjo ishte seanca e katërt e zhvilluar ku deputetët dhanë dakordësi për emrin e Dimal Bashës si kreu i ri i Kuvendit të Kosovës.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›