E Premte, 6 Nëntor 2026

Bëhet i “gjallë” Ahmetaj, ankimon nga arratia kontrollin e banesës së partneres në Hamallaj

Nga arratia përmes avokatëve të tij, ish-numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj ankimon në Gjykatën Kushtetuese kontrollin e banesës së bashkëjetueses.

Ai kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme, të lënë në fuqi edhe nga apeli e Gjykata e Lartë.

Sipas ankimit, kontrollet janë në papajtueshmëri me ligjin dhe antikushtetuese, pasi nuk ka patur autorizim nga kuvendi, sepse në njërën nga banesat jetonte edhe vetë Ahmetaj që gëzonte mandatin e deputetit. Mbrojtja rendit katër pika pse e konsideron të paligjshëm kontrollin e banesave.

Nga Kushtetuesja, Ahmetaj kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Apel.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›