E Diel, 1 Nëntor 2026

Beja: Presidenca shqiptare e CEFTA-s do të orientohet në rritjen e sigurisë për biznesin

TIRANË, 3 mars /ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim drejtoreshën e Sekretariatit të CEFTA-s, Pranvera Kastrati, ku u diskutua roli drejtues i Shqipërisë në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA).

Vitin e kaluar, Shqipëria drejtoi Nënkomitetin për Doganat dhe Rregullat e Origjinës, ndërsa këtë vit mban Presidencën e radhës së CEFTA-s, me fokus thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe lehtësimin e tregtisë.

Drejtori Beja theksoi se Presidenca shqiptare do të orientohet drejt rezultateve konkrete që rrisin sigurinë, transparencën dhe parashikueshmërinë për biznesin në rajon.

Nga ana e saj, Kastrati vlerësoi angazhimin aktiv të Shqipërisë dhe rolin drejtues këtë vit si një garanci për vijimin e reformave që forcojnë bashkëpunimin doganor dhe krijojnë një mjedis tregtar më të qëndrueshëm dhe të integruar me Bashkimin Europian.

Takimi u konsiderua një hap i rëndësishëm drejt integrimit ekonomik rajonal dhe afrimit të Shqipërisë me tregun evropian, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë rajonal në fushën doganore.

e.xh/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›