E Diel, 1 Nëntor 2026

Bekimi i bukës së Pashkës, Rama ndan pamje nga ceremonia e veçantë në Dioqezën e Sapës

TIRANË, 4 prill /ATSH/ – Bekimi i bukës apo ushqimeve në vigjilje të Pashkës është një nga traditat dhe ritet më të lashta për besimtarët katolikë e lidhur ngushtë me mirënjohje ndaj Zotit dhe vlerësimin e punës së njeriut.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga kjo ceremoni e veçantë e mbajtur sot në Dioqezën e Sapës në Vaun e Dejës, në Nënshat dhe Blinisht. Ky rit është zhvilluar edhe në kishat e tjera katolike në të gjithë vendin.

Kryeministri shkruan: “Unë jam buka e jetës; kush vjen tek unë nuk do të ketë më kurrë uri, dhe kush beson në mua nuk do të ketë më kurrë etje” (Gjoni 6:35).

Pashka kremtohet si një festë e ripërtëritjes dhe buka e bekuar simbolizon bukën e re dhe jetën e filluar përmes Ringjalljes.

1 nga 15

/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›