E Martë, 3 Nëntor 2026

Belgjika e kërkonte për vrasje, arrestohet në Verona 35-vjeçari shqiptar

Një shqiptar i shpallur në kërkim për vrasje nga autoritetet belge është arrestuar në Itali.

Sipas medieve fqinje, shqiptari ndodhej në aeroportin e Trevisos me familjen e tij, por arrestimi u bë në Verona falë bashkëpunimit midis policisë së Veronës, Trevisos dhe Brescias.

Pritet ekstradimi i tij drejt Belgjikës ku do të vuajë dënimin.

35-vjeçari shqiptar kërkohej nga Belgijka për disa krime, përfshirë vrasjen. Autoritetet belge kishin lëshuar një urdhër arresti evropian për kapjen e tij./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›