E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bello: Tekanjozi Rama, po më largon nga politika aktive

TIRANË- Deputeti i PS-së Marko Bello, nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social ‘Facebook”, njofton se partia e tij ka vendosur të mos e kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Bello duke i uruar fitore koelgëve socialist shpjegon dhe arsyet e mos kandidimit të tij.

'Sot mesova se nuk do te kandidohem ne zgjedhjet parlamentare te 23 Qershorit 2013. Pikesepari, deshiroj te falenderoj sinqerisht Partine Socialiste, strukturat e saj dhe sidomos anetaret dhe simpatizantet tane ne qarkun e Beratit per besimin qe me kane dhene ne gjithe keto vite. Shpresoj te mos i kem zhgenjyer; Gjithashtu, i shpreh mirenjohjen time qytetareve dashamires dhe fisnike te Beratit per mbeshtetjen dhe respektin ndaj meje. Ndihem i nderuar qe i kam perfaqesuar ne Kuvendin e Shqiperise per 12 vjet dhe dua t'i siguroj se mbetem ne sherbim te tyre ne vijimesi; Jam krenar se nga politika aktive nuk po me largon vota e qytetareve, por kapricioja e nje tekanjozi, i cili, ata qe populli i perzuri nga dera, po i fut nga oxhaku... Gjithsesi, i uroj socialisteve dhe progresisteve fitore ne 23 Qershor. Miqesisht Marko Bello”,-shkruan deputeti i PS.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›