Benzema do bashkohet me Inzaghin, lamtumirë Al Ittihadit për Al Hilal

Karim Benzema pritet të largohet nga Al Ittihad. Përçarja midis lojtarit dhe klubit ndodhi pasi ish-lojtari i Real Madridit e konsideroi ofertën për zgjatjen e kontratës të pamjaftueshme. Sulmuesi francez, i cili ishte lidhur gjithashtu me Juventusin, pritet të firmosë me Al Hilal të Simone Inzaghit.
Ai do të nënshkruajë me Hilal për një sezon e gjysmë të ardhshëm. Kjo lëvizje do të forcojë përpjekjen e Al Hilal për të rifituar titullin në Ligën Profesionale Saudite, pasi e humbi atë sezonin e kaluar ndaj Al Ittihad, ekipit aktual të Benzema-s.