E Hënë, 2 Nëntor 2026

Benzema te Benfica? Ja përgjigja e Mourinhos

Katër pikë nga dy ndeshje është një rezultat i mirë për José Mourinhon që kur mori drejtimin e Benfica-s, pasi Bruno Lage u shkarkua pas suksesit dramatik të Qarabag në Ligën e Kampionëve. Ndërkohë, thashethemet janë shtuar në orët e fundit rreth mundësisë së mbërritjes së Karim Benzemas, sulmuesit 37-vjeçar francez nga Al Ittihad, te “Shqiponjat”.

“Hera e parë që e dëgjoj emrin e tij (të lidhur me Benfikën) dhe këtë mundësi hipotetike”, fillon Mou. “Luajtëm një ndeshje miqësore kundër ekipit të tij (kur ishte ende te Fenerbahçe), biseduam pak. Gjëja e fundit që i shkon në mendje është kthimi në futbollin evropian dhe, në këtë rast, në një ekip si i yni”, tha portugezi duke zbehhur entuziazmin e tifozëve.

“Ai do të qëndrojë atje, është i lumtur, ka fituar tituj dhe është në një situatë të lakmueshme financiare”, deklaroi Mourinho me vendosmëri. “Kur largohesh nga futbolli evropian i nivelit të lartë në këtë moshë për të shkuar në Arabinë Saudite, nuk mendoj se qëllimi është të kthehesh”.

“Nëse flet për lojtarë më të rinj që largohen dhe më pas, pas 2-3 vitesh, janë ende në një moshë ku mund të ribashkohen me futbollin evropian, atëherë po. Por lojtarë si Karim, jo. Kjo histori, edhe pse nuk kam pyetur… do të thoja me siguri se nuk ka mundësi, dhe as nuk e kuptoj plotësisht se si u përmend emri i Karim”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›