E Martë, 3 Nëntor 2026

Beqaj kërkon të dalë nga burgu, avokati: S’përbën rrezik për t’u larguar

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka ankimuar vendimin “arrest me burg” në Gjykatën e Apelit, duke kërkuar lehtësim të masës së tij të sigurisë. Avokati i Beqajt shprehet se ish-ministri nuk përbën rrezik për t’u larguar jashtë vendit.

“Nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore për masën shtrënguese “arrest me burg” dhe po ashtu nuk ka rrezik për t’u larguar jashtë vendit dhe për të prishur provat,” tha avokati.

Ish-ministri Beqaj u arrestua pas vendimit të GJKKO lidhur me çështjen e abuzimit me fondet kur ai drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Beqaj u ndalua më 4 korrik me akuzën për prokurime fiktive në të paktën 8 raste në kohën kur ishte drejtor i përgjithshëm i SASPAC-it.

Sipas SPAK prokurimet fiktive nuk kalonin përmes procedurave të rregullta ligjore. Abuzimet dyshohet se bëheshin mes Ilir Beqajt në bashkëpunim me Ermal Kurtulaj, gjithashtu i arrestuar, i cili në atë periudhë drejtonte projektin EUSAIR, pjesë e SASPAC përgjatë viteve 2022–2023.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›