E Martë, 3 Nëntor 2026

Beqiri: Ja personi që e ka rekrutuar Berishën si agjent të Serbisë!

Avokat Idajet Beqiri ka rrëfyer në studion e emisionit të “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se ish-kryeministri Berisha ka shërbyer si agjent i Serbisë.

Ai tha se kapitulli i Berishës ka përfunduar dhe se ai që në rini ka shërbyer si agjent i Serbisë, madje ai tregoi edhe personin që e ka rekrutuar ish-kryeministrin si agjent të UDB-së.

Beqiri theksoi gjithashtu se madje ka prova dhe evidenca të forta.

“Kapitulli Berisha është i mbyllur përfundimisht. Ai ushqen ata 50 veta që i shkojnë atje. Nga paratë e korrupsionit iu jep se nuk vete njeri atje po nuk u pagua. Është një familje faktikisht që nuk e ngre më kokën në Shqipëri sepse ne i njohim njëri-tjetrin. E njohim Berishën, që ku ka qenë i ri, derisa u plak.

Më vjen për të qeshur kur thotë për Escobarin që ka lidhje me Serbinë, ndërkohë Berisha që në rininë e tij, ka qenë agjent i serbëve dhe mbeti agjent i tyre. Lexoni edhe në jetëshkrimin e tij, s’ka ngelur portal pa e hedhur. I është thënë se kush e ka bërë,  si është bërë.

Unë kam dëshmitar okular, e kam edhe me zë dhe figurë. E kam këtu. Dhe kush ka qenë personi që e ka rekrutuar Berishën si agjent të UDB-së. Ai është gjallë ende, ka qenë kryetar i degës së Brendshme të Tropojës.

Nga ana tjetër, i dimë të gjitha bëmat e Berishës se si u lidh me bashkëshorten e vet, Lirinë dhe lidhjet e saj me Millosheviçin”,tha Beqiri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›