Berati përfshihet nga flakët, çfarë dyshohet

Një zjarr ka rënë pranë Tregut të ri tek Ura e velabishtit në Berat.
Zjarri u pikas nga kalimtarët e rastit,që njoftuan zjarrëfikësit. Megjithëse zjarri ishte duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erës e temperaturave të larta, zjarrëfikësit bën të mundur izolimin e tij dhe fikjen e zjarrit në një kohë relativisht të shkurtër.
Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1000 m2 me shkurre e ferra. Sipas burimeve zjarrëfikëse në vendngjarje dyshohet se zjarri ka qënë i qellimshëm dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit (autorëve)./vizionplus.tv