E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berberi kërkon pavlefshmërinë e të dhënave nga telefoni, GJKKO vendos më 9 dhjetor…

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, ka kërkuar sot, 4 dhjetor, gjykim të shkurtuar në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion.

Siç raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, ai pretendon kthim sendesh, fshirje korrespondence , pa përdorshmërinë e të dhënave të marra nga telefoni.

Në datën 9 dhjetor pritet shpallja e vendimit nga ana e GJKKO-së, nëse çështja kalon për gjykim.

Berberi ka kundërshtuar edhe më herët akuzat e SPAK për korrupsion dhe pastrim parash duke theksuar se “nuk provohen me prova konkrete”.

Ai është nën hetim që prej marsit 2024, kohë kur edhe u arrestua.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, shtetasi V.B., administrator i një kompanie, përfitoi tre tendera në kohën kur Berberi ishte Drejtor i Përgjithshëm për Eficencën e Energjisë me vlerë totale 137.4 milionë lekë dhe tre tendera të tjerë, me vlerë 101.8 milionë lekë, kur ai drejtonte ARRSH-në.

Tenderat e përfituar lidhen me konsulenca projektesh që janë fituar me çmim më të ulët nga kompania në të cilën sipas hetimeve rezultoi që Berberi të ishte akoma pjesë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›