E Diel, 1 Nëntor 2026

Bëri bujë me historinë e dashurisë në Ferma VIP, Danela Shima i jep fund lidhjes me partnerin misterioz

Pas muajsh me aludime dhe komente të shumta rreth jetës së saj personale, Danela Shima, fermerja e njohur nga “Ferma VIP” ka vendosur t’i japë fund zërave: ajo është ndarë përfundimisht nga i dashuri i saj misterioz.

Gjatë qëndrimit të shkurtër në fermë, një nga temat më të përfolura ishte pikërisht lidhja e saj e dashurisë, për të cilën Danela nuk pranoi kurrë të zbulojë identitetin e partnerit. Spekulimet u shtuan sidomos pas një letre surprizë që ajo mori brenda formatit, ku ai i jepte fund marrëdhënies së tyre.

Pas daljes nga reality show, Danela hodhi poshtë këto aludime, duke deklaruar se ishte “më e lumtur se kurrë” në krahët e të njëjtit person. Megjithatë, së fundmi ajo ka konfirmuar se lidhja ka marrë fund.

View this post on Instagram

A post shared by Daniela Shima (@danelashima)

Por kjo nuk e ka ndalur të shijojë verën dhe të vijojë të provokojë me videot e saj më të fundit, ku duket në formë dhe e buzëqeshur.

Përveç lidhjes romantike, ajo ka prekur edhe tema të ndjeshme si humbja e të vëllait me “flatra drogoi”, që kanë prekur ndjekësit e saj në mënyrë të veçantë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›