E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bëri thirrje për vrasjen e Putin, dënohet me tetë vite burg 43 vjeçarja në Rusi

Një 43 vjeçare është dënuar me tetë vite burg për postime kundër luftës në Ukrainë, duke përfshirë disa që bënin thirrje për vrasjen e presidentit Vladimir Putin.

Anastasia Berezhinskaya, një drejtoreshë teatri me bazë në Moskë dhe nënë e dy fëmijëve të vegjël, u shpall fajtore për dy ligje të censurës gjatë kohës së luftës, diskreditimin e ushtrisë ruse dhe përhapjen e informacionit të rremë rreth saj, si dhe justifikimin e terrorizmit.

Më shumë se 1,000 njerëz janë ndjekur penalisht në Rusi për shkak se janë shprehur kundër luftës në Ukrainë, sipas programit të të drejtave civile OVD-Info, dhe më shumë se 20,000 janë arrestuar për pjesëmarrje në protesta./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›