Berisha: Bllokada e Rames, ndihme per Serbine Eva Gjura
Kryeministri Berisha ka akuzuar kryetarin e PS-se, Rama, si shkaktarin kryesor te bllokimit te reformave duke sjelle edhe mosmarrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Europian, per Shqiperine. Nga Korca ku ka marre pjese ne festen e 7 Marsit, dites se mesuesve, kryeministri Berisha tha se me politiken e bllokimit Rama ndihmoi qe statusin e vendit kandidat per ne BE ta merrte Serbia dhe jo Shqiperia. Ky hap perpara i Serbise, sipas kryeministri Berisha, vjen pasi atje nuk ka nje force politike si opozita shqiptare, e cila ben te pamunduren per te bllokuar realizmin e reformave integruese te vendit. "Nga ky tempull i dijes, i vokacionit perendimor te kombit une dua t'i shtroj nje pyetje, z Edi Rama. Dje u zotove, dhe me erdhi mire se the se do te votojme cdo gje dhe s'kemi bere cdo gje, kemi votuar gjithcka qe kerkohet ne procesin e statusit e Shqiperise per ne Bashkimin Europian. Por, 10 dite me pare, kur urdherove grupin parlamentar qe te mos votonte Kodin Penal, kur deklarove te bllokuara reformat, i bere keto per te ndihmuar Shqiperine apo Serbine", - tha Berisha. Kryeministri ka shtuar me tej se "Serbia e meritoi qe e mori statusin, sepse Serbia nuk ka nje force politike qe nuk voton ligjet qe i kerkohen". Ne lidhje me qendrimin e opozites, e cila nje jave para statusit bllokoi votimin ne Kuvend dhe pas vendimit te BE u shpreh e gatshme te jepte voten per projektligjet me 3/5, Berisha tha se - "kjo eshte nje kenge, nje melodi e trishtuar qe shqiptaret e kane degjuar per 43 vjet me radhe nga eterit e tyre dhe nuk e besojne me". Per Berishen, bllokimi eshte vetem ne interesin e Rames, sepse opozita ashtu si te gjithe shqiptaret eshte e interesuar per integrimin e vendit. "Une kam bindjen me te thelle se interesi jetik i opozites shqiptare eshte qe procesin e integrimit te vendit ta konsideroje si nje proces te detyruar per te gjithe shqiptaret, si nje proces, i cili nuk mund te jete tjeter vecse kontribut i te gjithe shqiptareve dhe forcave politike, si nje proces, ne te cilin nuk ka asnje te humbur, por vetem te fituar, si nje proces qe buron thelle nga shpirti i qytetareve shqiptare", - tha Berisha. Keto reagime te ashpra te kryeministrit Berisha kane ardhur pas lojerave me te fundit qe ka bere dhe po ben kryetari i opozites, Rama, i cili njehere urdheron grupin e tij qe te mos votoje projektligjet me 3/5 dhe njehere t'i votojne, megjithese, deputetet e opozites ishin angazhuar maksimalisht ne komisionet parlamentare per te diskutimin e tyre.