Berisha: Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e protestës

TIRANË, 7 korrik /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë në takimin e organizuar nga departamenti i të përndjekurve politikë në PD, me temë “Krimi të mos bëhet harrim”.
Berisha e etiketoi qeverinë aktuale, një diktaturë të dytë në disa aspekte, ndërsa tha se është regjimi më shkatërrimtar i kombit shqiptar në histori.
Berisha tha se u firmos varja e Havzi Nelës, një poet kolos, i cili vargjet e tij ia kushtonte të drejtave të njeriut, frymëzimit nga Helsinki dhe Kosovës.
“Pse i theksova këto? Është i njëjti moral. Por sot Shqipëria nuk mund të ketë skuadra pushkatimi, sot Shqipëria nuk mund të ketë kampe internimi dhe përqendrimi, por në kuadrin e atyre që mund të bëjë kjo Shqipëri, ngjet tërësisht nga ana, në rrafshin politik me Shqipërinë e dikurshme, se këto mund të bëjë ky”, vijoi ai.
Berisha shtoi se “kjo diktaturë e dytë në disa aspekte është regjimi më shkatërrimtar i kombit shqiptar në histori. Në kuptimin fare të thjeshtë që, në zbatim të një doktrine të spastrimit etnik të shqiptarëve, kjo ka larguar nga Shqipëria dy herë më shumë se serbët nga Kosova në zbatim të doktrinës së Çubriloviçit”.
Kreu i PD-së u ndal edhe te protesta e këtyre 38 ditëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa tha se duhet bërë gjithçka për suksesin e protestës.
“Një protestë e madhe qytetare rinore është në vazhdim. Duhet të bëjmë gjithçka që të finalizohet me sukses misioni i saj. Kontributi i gjithsecilit është i jashtëzakonshëm. Ndaj dhe çdo shqiptar dhe shqiptare duhet të jetë i përgatitur për betejën vendimtare me këtë regjim, për të shpëtuar Shqipërinë. Ky është nderimi më i madh që u bëjmë ne martirëve të lirisë, të rënëve të kombit, shërbimi më i madh që i bëjmë të ardhmes së fëmijëve tanë dhe të kombit shqiptar dhe Shqipërisë”, tha Berisha.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin e organizuar nga departamenti i të përn... 1 nga 3/e.i/r.e/