E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Heqja e vizave pergjigja e merituar per reformat

Deklarata u be nga kryeministri Sali Berisha gjate perurimit te nje shkolle ne Kucove.

Kryeministri Berisha shprehu kenaqesine qe ata dhe bashkemoshataret e tyre ne cdo shkolle te vendit mund te lundrojne dhe te punojne ne internet.

Ne do te bejme te mundur qe shkollat tona te ndjekin me hapa te sigurt te gjitha shkollat me te zhvilluara te Evropes. Une ju pergezoj per shkollen dhe eshte kenaqesi e madhe te inauguroj nje shkolle te re nje vater te re dije u shpreh Kryeministri. Me tej Berisha theksoi se qeveria do te investoje edhe me shume me qellim qe shume shpejt qe te gjithe shqiptaret te kene internet dhe kompjuter ne shtepine e tyre. Kreu i qeverise foli gjithashtu edhe per sukseset gjate kater viteve te shkuara ne infrastrukture etj.

Duke folur per heqjen e vizave Berisha tha se qeqja e vizave vendosja e Shqiperise ne listen e bardhe do te beje qe vitin e ardhshem miliona e miliona turiste te vershojne ne Shqiperi nga Evropa dhe mbare bota per tu njohur me bukurite mahnitese dhe pasurite perrallore kulturore mikpritjen me njerezore te 1-shit te botes per vitin 2011 ne turizmin e planetit.

2010-11-05 1526

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›