E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ja sa i varfër është Ermal Hoxha, fotot e makinave luksoze të tij

Berisha ka publikuar disa foto me makina luksoze, të cilat pretendon se janë pronë e nipit të ish-diktatorit

Me një postim në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar policinë e shtetit se po bën gjithçka për të ndihmuar në zhdukjen e provave që implikojnë Ermal Hoxhën me laboratorin e drogës të zbuluar në Xibrakë. Berisha ka publikuar disa foto me makina luksoze, të cilat pretendon se janë pronë e nipit të ish-diktatorit.

“Për të faktuar pretendimet publike te avokatit Asad, policia e partisë po bën gjthçka për të ndihmuar në zhdukjen e provave. Kështu, Policia e Partisë po fsheh parkun e baronit te varfër te drogës, Ermal Hoxhës, në Durrës prej 20 autoveturave luksoze me çmim nga 60 - 170 mijë euro secila. Ne fotot poshtë keni disa prej tyre që deshmojnë se sa i varfër është në të vërtetë klienti i avokatit Asad!

Partia Siçiliste është në këmbë për të nxjerrë Ermalin viktimë politike të Berishës, siç e quajti Zonja e Zezë në deklaratën e saj!!”- ka shkruar Berisha në Facebook.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›