E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Jemi krah studentëve, do triumfojnë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se forca politike që ai drejton është krah studentëve në protestën e tyre.

Në një deklaratë për mediat, lideri demokrat theksoi se provokacionet ndaj Partisë Demokratike, përfshirë atë të organizuar në Shkodër ndaj selisë së saj, nuk do të kenë asnjë efekt në qëndrimin e PD-së.

“Jam këtu për të paralajmëruar Edi Ramën se asnjë provokacion i ulët, i llojit të atij që organizoi në Shkodër ndaj Partisë Demokratike, selisë së saj, nuk do mund të lëkundë kurrë, gjer në fitore, mbështetjen e plotë dhe totale të Partisë Demokratike për revoltën studentore”, deklaroi Berisha.

Njoftimi i plotë: 

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka paralajmëruar kryeministrin Rama se asnjë provokacion nuk do të ndikojë në mbështetjen e opozitës për revoltën studentore.
Në deklaratën për mediat, Berisha paralajmëroi Edi Ramën se, provokacionet ndaj Partisë Demokratike, përfshirë atë në Shkodër, nuk do të ndikojnë në mbështetjen e opozitës për protestën studentore. Ai theksoi se PD do të qëndrojë në krah të studentëve deri në fitore.

“Jam këtu për të paralajmëruar Edi Ramën se asnjë provokacion i ulët, i llojit të atij që organizoi në Shkodër ndaj Partisë Demokratike, selisë së saj, nuk do mund të lëkundë kurrë, gjer në fitore, mbështetjen e plotë dhe totale të Partisë Demokratike për revoltën studentore”, deklaroi Berisha.
Lideri demokrat, Sali Berisha, shprehu me bindje se protesta studentore do të triumfojë, duke e përmbyllur deklaratën e tij me mesazhin: “Studentët do fitojnë.”

Deklarata e Kryetarit të PD, Sali Berisha:

Jam këtu për të paralajmëruar Edi Ramën se asnjë provokacion i ulët, i llojit të atij që organizoi në Shkodër ndaj Partisë Demokratike, selisë së saj, nuk do mund të lëkundë kurrë, gjer në fitore, mbështetjen e plotë dhe totale të Partisë Demokratike për revoltën studentore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›