Berisha: Protestat, Rama hall per zgjedhjet e 2011 Rozeta Rapushi
Protestat dhe bojkotin e vazhdueshem te opozites, kryeministri Sali Berisha e perktheu dje si hall te kryetarit te Partise Socialiste ndaj zgjedhjeve te pushtetit lokal, te vitit te ardhshem. Duke bere te qarte se "zhvillimi i zgjedhjeve eshte nje proces i pandalshem pavaresisht deshirave qe ka Edi Rama apo vete ai dhe se koha nuk mund te ndalet", kreu i qeverise tha se Rama i ben te gjitha keto veprime per te mos kandiduar ne zgjedhjet 2011. "Edi Rama i ben te gjithe keto per te mos kandiduar, se po te kandidoje, une i gjej jo nje, po dy kandidate perballe. Por druaj se kjo qe po ndodh eshte vetem per hall te zgjedhjeve te 2011. Qendrimet e deritanishme te Rames nuk e kane hallin tek kutite, por te 2011-ta", tha kryeministri. Sipas tij, mazhoranca eshte e interesuar qe opozita te rikthehet ne Parlament, por kjo nuk do te thote se koha do te ndale per te, perkundrazi puna do te vijoje dhe zgjedhjet lokale do te zhvillohen me apo pa te majten ne gare. Nga ana tjeter, kreu i qeverise, u shpreh i bindur se ne koalicion me Levizjen Socialiste per Integrim, do te fitoje kryeqytetin ne zgjedhjet lokale qe aktualisht bashkine e drejton prej tre mandatesh Edi Rama. Kryeministri komentoi dje edhe thirrjet e Rames ndaj popullit per mosbindje civile, duke theksuar se ajo merr pergjigjen e duhur ligjore. "Nese vertete mendon se per te marre pushtetin me mosbindjen civile, eshte donkishoteske nga nje person qe mbash karrieren e rrenuar me ndryshimet ne statutin e partise", tha Berisha. Sipas tij, mes lidershipit aktual Rama, socialisteve dhe njeriut te thjeshte ka nje distance nga toka ne hene. Kryeministri tha se PS ka nje udheheqje qe administron qindra milione euro te krijuara ne rruge nga me te ndryshme, pra me nje grup bosesh, gjene e fundit qe u shkon ne mendje, eshte njeriu i thjeshte dhe jeta e tij por interesi i pushtetit. Njeheresh kreu i qeverise akuzoi kryesocialistin Rama se eshte perpjekur te pengoje procesin e integrimit te vendit. Sipas tij, do te ishte shume e fisme qe opozita te zgjidhte te shkonte ne Bruksel per dorezimin e pergjigjeve te pyetesorit, se sa te protestonte me ferexhe apo maska te zeza sic i cilesoi kryeministri. "Kur une isha ne konference, nje ekstraparlamentar i rreshtoi ata si toge ushtaresh, u vuri shirita te zinj, si maska, si ferexhe, duke bere nje zgjidhje tragjikomike", tha Berisha. Sipas tij, Rama ka bere te njejten sjellje per te penguar firmosjen e MSA-se ne vitin 2006, me nje akt te paprecedent ne histori, ku per 4 muaj rresht futi bilbila dhe protesta ne Parlament. Ne keto kushte, kryeministri i beri te qarte edhe nje here kryetarit te opozites dhe deputeteve socialiste, se hetimet dhe transparenca per te cilen protestojne, realizohen vetem nepermjet procedurave ligjore dhe kushtetuese ne asnje forme tjeter. "Edi Rama i ka dyert e hapura per bashkepunim, por ai zgjedh te bojkotoje Parlamentin duke demtuar imazhin e vendit. Rama eshte skllav i interesave te tij personale", tha kryeministri.
Kryeministri: "Pagat dhe pensione, rritje ne korrik"
Kryeministri Sali Berisha premton rritjen me te madhe te rrogave dhe te pensioneve ne korrik te ketij viti. Kreu i qeverise tha dje publikisht se ne korrik do te rrise rrogat dhe pensionet duke bere paralelisht edhe uljen e borxhit dhe te deficitit buxhetor. "Cfare do te thote pastaj opozita per situaten ekonomike, kur ne ne korrik te bejme rritjen me te madhe te pagave dhe pensioneve ne vend",-tha kryeministri. Ai pranoi se ne Shqiperi ka varferi dhe familje te tera ne mjerim, por qeveria gjate viteve te saj ne pushtet e ka ulur varferine dhe po punon shume per zhdukjen e asaj qe kreu i qeverise e quajti heqjen e kafshates.
Vleresimi: "Nano, standard me doreheqjen e tij"
Duke vleresuar se cdo lajm i keq per Shqiperine, eshte i mire per Edi Ramen dhe e kunderta, kryeministri Sali Berisha dha dje vleresimet me te mira per ish-kreun socialist, Fatos Nano, te cilin ai e takoi pak dite me pare ne Vjene. Sipas Berishes, ne kohen e Fatos Nanos funksionoi Ministria e Integrimit dhe ai eshte teresisht kunder bojkotit, ne nje kohe kur Rama ka zgjedhur bojkotin, per te demtuar imazhin e vendit. Kryeministri kritikoi gjithashtu edhe faktin qe Rama ndryshoi statutin pikerisht per te mbajtur veten ne krye te Partise Socialiste, ne nje kohe kur ish-lideri Nano, vendosi standardin me demokratik te doreheqjes ne rast humbje.