E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rama i dha 4 mln euro Kanye-t nga fondi rezervë, veprim antikushtetues

Sali Berisha në bashkëbisedimin me ndjekësit e tij e përqendroi tek akuzat ndaj qeverisë për financimin e koncertit të Kanye West. Ai e cilësoi përdorimin e fondit rezervë për koncertin si shkelje të Kushtetutës, ndërsa u ndal edhe te dosja “Aruba”, paralajmërimi i Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio për ekstremizmin e majtë. Kryedemokrati po ashtu, u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës qytetare në bulevard.

Kreu i Partise Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka kryer shkelje të Kushtetutës duke përdorur fondin rezervë të qeverisë për financimin e koncertit të Kanye west.

Permes një komunikimi të drejtpërdrejtë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, kryedemokrati tha se se ky vendim është një fyrje për shqiptarët.

Sali Berisha: “Në mënyrë të papritur, antikushtetuese, Edi Rama merr nga fondi rezervë i qeverisë… dhe këtë fond e ndan me Kanye Ëest. Ky është një krim antikushtetues. Në asnjë rrethanë një koncerti privat nuk mund t’i jepeshin paratë e emergjencave të një vendi. Pagesa 4 milionë për Kanye Ëest është një fyerje, është një injorim i tmerrshëm për shqiptarët.”

Ai u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës, duke deklaruar se revolta qytetare po fiton mbështetje gjithnjë e më të madhe.

Duke folur për drejtësinë, kreu i demokratëve tha se institucionet veprojnë sipas urdhrave të qeverisë për dosjen “Aruba”.

Sali Berisha: “Kjo është një drejtësi e kontrolluar tërësisht nga Edi Rama. Është bërë famoze në botë dosja e Arubës… Prokuroria ka publikuar emrat e biznesmenëve dhe trafikantëve, por jo emrat e qeveritarëve që ishin aty. Ata janë dëshmi flagrante e narkoshtetit.”

Lideri demokrat u ndal edhe te samiti i NATO-s, të cilin e cilësoi historik për Aleancën, ndërsa kritikoi mënyrën se si u përfaqësua Shqipëria.

Sali Berisha:”Samiti i NATO-s ishte një nga samitet më të suksesshme në historinë e aleancës. I vetmi vend që u përfaqësua në mënyrën më qesharake ishte Shqipëria… Shqipërinë e përfaqësoi një individ që, sikundër fyen Kushtetutën e vendit të tij, shkel edhe rregullat e protokolleve ndërkombëtare.”

Edhe një herë, Berisha ritheksoi thirrjen për mobilizim qytetar, duke deklaruar se protestat qytetare do të vazhdojnë si kundërshtim ndaj qeverisë dhe vendimeve të saj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›