E Enjte, 5 Nëntor 2026

Berisha: Rama i shërben Beogradit, kërkesa e vendosjes së KFOR në veri, djallëzore

Lideri i opozitës Sali Berisha u pozicionua kundër kryeministri Edi Rama në lidhje me rolin që duhet të luajë KFOR në Kosovë.

Në një deklaratë për mediat Berisha akuzoi shefin e qeverisë Rama se po artikulon teza që çojnë në ndarjen e Kosovës.

SALI BERISHA

 

“Por kërkesa e Edi Ramës me porosi të Aleksandër Vuçiç që komunat në veri të Kosovës me shumicë serbe të vendosen nën kontrollin e KFOR-it është një kërkesë djallëzore e cila nuk ka qëllim tjetër përveç indirekt për të dalë tek ndarja e Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë.”

 

Berisha është pozicionuar edhe kundër idesë për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën.

“Edi Rama nxori përsëri nga sirtarët, kërkesën për konferencë ndërkombëtare të paraqitur nga Beogradit dy vite më parë dhe të mbështetur fuqimisht nga Lavrov. Një konferencë ndërkombëtare për Kosovës ka qëllim vetëm të zhbëjë të gjitha ato që janë arritur dhe të shënojë një fillim nga e para për llogari të nacionalizmit serb.”

Berisha i cilësoi ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, duke i dënuar ato në emër të opozitës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›