E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Sot vendi i çdo demokrati është në shesh

TIRANË, 22 shtator/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi sot mobilizimin e demokratëve përballë zhvillimeve të fundit politike.

Gjatë fjalës së mbajtur në “Foltoren e Ripërtëritjes” në Vlorë, Berisha u shpreh se zhvillimet kërkojnë që PD t’u përgjigjet flakë për flakë.

“Ne nuk mund të pranojmë një poshtërim të përditshëm të shqiptarëve nga ky regjim”, tha ai.

Ndaj Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje në protestat në Tiranë. “Sot vendi i çdo demokrati është në shesh, është në përballje, është në betejë.

“Zhvillimet kërkojnë që PD t’u përgjigjet flakë për flakë. Ne nuk mund të pranojmë një poshtërim të përditshëm të shqiptarëve nga ky regjim. Këto që dëgjojmë dhe që dalin çdo ditë, këto janë turpe kombëtare, janë krime kombëtare, janë krime kushtetuese dhe krime kombëtare”, tha ai, duke kërkuar që demokratët të japin përgjigjen më të fuqishme dhe më të vendosur.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›