E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Te shkaterrohen bunkeret ne te gjithe vendin

TIRANE ndash Qeveria ka vendosur te shkaterroje te gjithe bunkeret qe u ndertuan ne Shqipeei gjate viteve te komunizmit. Kryeministri Berisha e ka bere te ditur kete fakt ne mbledhjen e qeverise te kesaj te merkure. Sipas deklarates ne faqen zyrtare te Keshillit te Ministrave kryeministri Berisha kerkoi qe te filloje sa me pare procesi i cbunkerizmit te vendit. Behet e ditur se procesi ne baze te ligjit do tu ngarkohet autoriteteve vendore. Kjo ne menyre qe ata vete te pershtatin praktikat qe atyre ju duken me te mundshmet per realizimin e ketij procesi sipas rrethanave te vendit.

SITUATA
Sipas statistikave zyrtare ne Shqiperi ka 750 mije bunker te cilat jane vendstrehime te bera prej betoni dhe hekuri. Rreth viteve 70 ndash 80 bunkeret populluan te gjithe bregdetin shqiptar malet dhe kodrat ne mbrojtje te vendit nga armiqte. Me pas kjo u konsiderua si nje lajthitje paranojake e sistemit por ajo qe dihet eshte fatura prej miliona lekesh qe pagoi nje vend i vogel si yni per to. Shumica u ngriten me mundin vullnetar te mijera njerezve prej tyre qindra te denuar politike. Pas viteve 90 keto objekte u kthyen ne simbole te nje kohe tee shkuar. Shume bunkere u pervetesuan nga pronaret e tokes ku ishin ndertuar nje pjese u copetuan per tu marre hekurin disa i perpiu deti. Pati dhe shume syresh te cilat nga disa ideatore u kthyen ne bare dhe restorante.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›