E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Token, atij qe e punon Eva Gjura

"Toka duhet t'u jepet atyre qe e punojne, jo atyre qe u kthejne shpinen", - keshtu eshte shprehur dje Kryeministri Berisha ne mbledhjen e radhes se qeverise. Gjate kesaj mbledhje, kreu i mazhorances eshte ndalur gjate tek ceshtja e prones. Ai ka kerkuar nga qeveria dhe ministria e Bujqesise qe te krijoje te gjitha lehtesirat procedurale per dhenien ne perdorim dhe me qira te tokave te papunuara nga autoritet lokale. Duke e cilesuar kete si nje proces shume te rendesishem, kryeministri iu beri thirrje qeveritareve vendore, kryetareve te komunave dhe te bashkive qe kane ne territorin e tyre fshatra qe ta shohin kete vendim si nje mundesi te re, te madhe per krijimin e mijera vendeve te punes per banoret e ketyre zonave. Kreu i qeverise kerkoi nga qeveritaret vendore qe te bejne gjithcka qe tokat e papunuara te territorit te tyre t'u jepen atyre qe kane vullnetin per te punuar, natyrisht duke mos e humbur pronesine, por duke zbatuar dhenien e takses prej 1/10-ten pronareve te tokes. "Toka kerkon djerse, do te punohet, ne rast se nuk e punon dot, kemi vendosur ligjin e te dhjetave qe ka ekzistuar ne te gjithe brezat, ne te gjitha koherat. Ne vend qe te lihet djerre dhe te mos i hiqen as guret per ta pastruar, le te jepet per ta punuar dhe pronari te perfitoje nje te dhjeten e vleres se atij prodhimi", - eshte shprehur Berisha. Duke iu drejtuar ministrit te Bujqesise, Genc Ruli, Kryeministri i kerkoi atij dhe dikasterit qe ai drejton qe te pergatise nje ekip, i cili do te monitoroje ecurine e procesit, per te gjetur nje zgjidhje per pengesat burokratike, por edhe per te organizuar trajnimet e nevojshme apo promovimet ne media. "Eshte i nevojshem nje monitorim i ketij procesi, ku pengohet, cfare e pengon, ndofta duhet te organizohet edhe nje seminar ne shkalle rajoni me ta, duhet bere dhe nje promovim me i madh ne mediat lokale te ketyre potencialeve", - theksoi Kryeministri. Ai nenvizoi faktin se "nuk duhet per asgje te neglizhojme nje vendim i tille. Cdo toke e dhene, cdo parcele e dhene, e punuar jane vende pune te krijuara. Ministria te perparesoje ne grantet qe jep perfituesit e ketyre parcelave nga autoritetet vendore per zhvillimin e tyre. Sepse ketu ministria, jo vetem qe inkurajon punesimin, por kontribuon ne zgjerimin e siperfaqeve bujqesore te mbjella, te perdorura, ne zhvillimin e plantacioneve te ullinjve, molleve, vreshtave, sipas rastit", - tha Berisha.

Udhezimi

Disa nga procedurat e dhenies me qira te tokave bujqesore

Mund te merren ne perdorim tokat bujqesore, te cilat ne daten 1.8.1991 jane regjistruar si te tilla ne regjistrat kadastrale si dhe kane qene ne perberje te ish - kooperativave bujqesore dhe kane mbetur pa u ndare sipas dispozitave te ligjit nr.7501.

Siperfaqet e tokave te dhena ne pronesi te komunave ose bashkive, te regjistruara ne regjistrat kadastrale ne kategorine e resurseve pyll, toke me bimesi pyjore, kullote dhe livadh, si dhe siperfaqet e tokave te pafrytshme.

Zyra e menaxhimit dhe mbrojtjes se tokes, ne komune ose bashki, evidenton siperfaqet e tokes bujqesore per dhenie me qira, duke pasqyruar numrin kadastral te ngastrave, madhesine ne hektare si dhe vendndodhjen e tyre.

Kryetari i komunes ose bashkise ku ndodhet toka bujqesore, n? cilesine e autoritetit qiradh?n?s, krijon Komisionin e Qiradhenies se Tok?s Bujqesore te Pandare

Cdo subjekt, i cili kerkon te marre me qira nje toke bujqesore te pandare, paraqet prane komunes ose bashkise, e cila ka ne perdorim token bujqesore, nje kerkese me shkrim drejtuar kryetarit te komunes ose bashkise ku jep te dhenat e kerkuesit dhe te prones te cilen kerkon te merret me qira.

Cmimi dysheme i dhenies se tokes bujqesore me qira, si ne rastin e paraqitjes se nje kerkese, ashtu dhe ne rastin e paraqitjes se dy ose me shume kerkesave per te njejten siperfaqe, nuk mund te jete me i ulet se 6 000 (gjashte mije) leke/ha, ne nje vit kalendarik.

Tokat bujqesore te pandara jepen me qira per afate kohore,deri ne 10 (dhjete) vjet, kur destinohen per kultivim te bimeve te arave, eterovajore dhe bimeve dekorative.

Deri ne 35 (tridhjete e pese) vjet, kur destinohen: per krijimin dhe kultivimin e vreshtave, pemetoreve dhe serave. Ne kete rast, madhesia e siperfaqes qe jepet me qira nuk mund te jete me e vogel se 0.5 ha, deri ne 99 vjet, kur destinohen per ullishte e pemetore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›