E Martë, 3 Nëntor 2026

Berisha do paraqitet nesër në SPAK, Noka urdhëron anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD të shkojnë atje

Nesër Sali Berisha duhet të paraqitet në SPAK për të firmosur para një zyrtare të BKH-së, siç e ka vendimi i gjykatës për detyrim paraqitje.

Por siç tashmë është bërë një rit, PD urdhëron militantët të rrethojnë zyrat e prokurorisë së posaçme që të tregojnë mbështetjen ndal liderit të tyre.

Në grupin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Flamur Noka informon zyrtarët e partisë se nesër duhet të jenë në mbështetje të Berishës. Të dashur miq, nesër ora 9.30, kryetari i PD, Prof,Dr, Sali Berisha do të jetë në dyert e SKAP”.

Kaq shkruan Flamur Noka, si një sinjal informimi, për të mos lënë mundësi që dikush të thotë nesr që s’e dija. Në shumicën e rasteve përpara SPAK janë mbledhur më pak se 50 vetë. Kësaj radhe i kërkohet deputetëve dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar që të mos mungojnë. Jo më kot kanë qenë në listat e mbyllura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›