E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha fjalim nga shtëpia, protestuesit hedhin molotov drejt kryeministrisë

Protestuesit e mbledhur para kryeministrisë kanë nisur të hedhin molotov drejt godinës, sapo kreu i PD, Sali Berisha ka nisur fjalimin e tij.

Ish-kryeministri është i “pranishëm” në protestë me anë të një ledi, pasi po flet nga banesa e tij ku ndodhet prej 30 dhjetorit, pas vendimit të GJKKO.

Në nisje të fjalës së tij Berisha akuzoi qeverinë e Edi Ramës si shkaktaren e katastrofës ku ndohet vendi.

View this post on Instagram

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)


“Jemi mbledhur në Tiranë nga të katër anët e vendit, diaspora dhe kudo që janë shqiptarët. Përshëndetje të përzemërt vëllazërore për të gjithë ju. Të dashur miq plot dhimbje dhe sakrifica kanë qenë për opozitën dhe Shqipërinë 11 vitet e fundit të rilindejs së Edi Ramës. Asnjë shqiptar nuk ka shpëtuar pa marrë plagë në trup nga dekada e Edi Ramës. Këto plagë do të mbeten përjetë shenja mbi ata që i pësuan. Kjo plagë do të jetë për çdo familjar nëse korrupsioni i rilindjes nuk do të kishte vjedhur ilaçet”, tha Berisha.

Janë hedhur më shumë se 25 shishe molotov në drejtim të kryeministrisë.

/Vizionplus.tv/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›