Berisha ftese Rames: Te votojne emigrantet Rozeta Rapushi
Kryeministri, Sali Berisha, ftoi dje nga qeveria kundershtarin e tij politik, Edi Rama, per te vendosur sebashku per krijimin e mundesive qe emigrantet te votojne ne 23 qershor. Duke u ndalur jo pak ne kete propozim, Berisha e bazoi kerkesen e tij ne faktin se sot teknologjite e avancuara e mundesojne nje gje te tille, ushtrimin e votes se emigranteve kudo qe ndodhen. Kryeministri mori shkas per te riperseritur kete apel, nga vendimi qe qeveria miratoi dje, per te vendosur nje afat te ri per procesin e rivleresimit te banesave, per t’ia mundesuar kete edhe atyre emigranteve qe ende nuk kane mundur ta kryejne. “Pushimet verore po afrojne. Me mijera emigrante, per nje arsye apo nje tjeter mbeten pa rivleresimin e banesave dhe apartamenteve te tyre. Qeveria vendos sot per te pasur nje afat te ri ne kete proces, me shume interes per ta. Me kete rast, i them zotit Rama se eshte ne nderin dhe dinjitetin tone t’u japim atyre mundesi te votojne aty ku jane, sic bejne kombe te tjera te qyteteruara”, - ftoi kreu i qeverise gjate mbledhjes se djeshme te Keshillit te Ministrave. Madje per ta konkretizuar akoma me tej, Berisha i kerkoi Rames ne distance, qe madje vendimin qe emigrantet te votojne ta ndermarrin pse jo ne seancen e sotme plenare apo ne pamundesi ne ate te se henes se ardhshme. “Zoti Rama, clirohu nga fobite dhe ta vendosim ne parlament qe neser ose diten e hene dhe pergjegjesine e merr qeveria, nese ajo nuk krijon kushtet qe ata te votojne aty ku jane. Eshte e lehte te shkosh e te mbledhesh fonde prej tyre dhe t’i mashtrosh. Por le t’u krijojme mundesi te votojne aty ku jane. Teknologjite e avancuara bejne te mundur kete edhe per vellezerit e motrat tona, te cilet jane aksionere nder me kryesoret ne kete vend, me financimet qe u kane bere familjeve, me te njejten saktesi, me te njejten siguri sistemi. Nuk duhet te kesh frike nga vota e shqiptareve”, - beri thirrje kryeministri. Duke bere kete kerkese, Berisha permendi edhe propozimin e tij per votimin e 16 vjecareve, propozim qe sipas tij, nuk u prit si duhet por u kundershtua nga kreu i PS-se Rama. “Nje dite e shihja mjeran. Sapo une fola per voten e 16-vjecareve, ishte dorezuar ne nje studio, ne moshen 16-vjecare. Por nuk mund te krahasoje kurre 16-vjecaret te sotem, te lire me 16-vjecare e bunkerit te bllokut. Njesoj si te krahasosh breshken me shqiponjen! Kishte shkuar aty dhe donte te bindte gazetarin se ai nuk dinte c’eshte vota, nuk dinte c’eshte kutia e votimit, per te argumentuar se 16-vjecari nuk duhet te votoje. Dakord per nje 16-vjecar ne bunker te bllokut, por sot 16-vjecaret jane te lire”, - permendi kryeministri. Propozimi i Berishes behet pak muaj nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare ne 23 qershor. Jo pak here, edhe gjate diskutimeve te Kodit Zgjedhor eshte permendur mundesia per votimin e emigranteve, por ende nuk eshte marre asnje vendim per kete ceshtje.
FTESA
“Zoti Rama, clirohu nga fobite dhe ta vendosim ne parlament qe neser ose diten e hene dhe pergjegjesine e merr qeveria, nese ajo nuk krijon kushtet qe emigrantet te votojne aty ku jane. Eshte e lehte te shkosh e te mbledhesh fonde prej tyre dhe t’i mashtrosh. Por le t’u krijojme mundesi te votojne aty ku jane. Teknologjite e avancuara bejne te mundur kete”, - tha dje kryeminsitri Berisha.
FTESA
“Zoti Rama, clirohu nga fobite dhe ta vendosim ne parlament qe neser ose diten e hene dhe pergjegjesine e merr qeveria, nese ajo nuk krijon kushtet qe emigrantet te votojne aty ku jane. Eshte e lehte te shkosh e te mbledhesh fonde prej tyre dhe t’i mashtrosh. Por le t’u krijojme mundesi te votojne aty ku jane. Teknologjite e avancuara bejne te mundur kete”, - tha dje kryeminsitri Berisha.