Berisha, gjyqi nis më 30 qershor/ Dosja “Partizani”, ish-kryeministri i pandehur për korrupsion

Gjykata e Posaçme do të zhvillojë seancën e parë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në 30 qershor, në orën 10 në lidhje me dosjen Partizani.
Përveç Berishës të pandehur janë marrë edhe katër persona mes të cilëve dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmenët Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja si dhe ekonomistja Andia Pustina. Sali Berisha do të gjykohet për veprën penale të korrupsionit pasiv të kryer në bashkëpunim.
Ndërsa Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Të njëjtat akuza janë edhe për biznesmenin Fatmir Bektashi, ndërsa Xhimi Begeja e Andia Pustina akuzohen për pastrim parash.
Aktualisht Berisha po mbahet në masën e detyrimit për t’u paraqitur në prokurori, ndërsa dhëndëri i tij Jamarber Malltezi në arrest shtëpiak. SPAK nisi hetimet për Berishën me akuzën e korrupsionit pasiv, pasi ka dyshime se ka nxjerre akte nën ligjore për t’i ardhur në ndihmë dhëndërit të tij me qellim përfitimin e pronës në kundërshtim me ligjin.
Për Berishën e Malltezin, por edhe 3 persona të tjerë u caktuan masa sigurie prej tetorit të vitit 2023. Ish-kryeministri refuzoi te zbatonte masën e parë të caktuar nga Gjykata e Posaçme dhe ndaj tij u caktua masa e dytë ajo e arrestit në shtëpi. Pas qëndrimit në banese për më shumë se 11 muaj, atij iu shfuqizia masa shtrënguese, por me vendim të Apelit të Posaçëm në janar të këtij viti iu caktua detyrim paraqitje./abcnews.al