Berisha i pëgjigjet pyetjes "Po iku Rama kush do vijë?"


Sali Berisha tha, duke ju përgjigjur pyetjes se një gazetari, se të shtrosh pyetjen “Ja, iku narkodiktatori, po kush do të vijë?” do të thotë të jesh skllav i narkodiktatorit’.
Anisa Kadesha, RTSH: Z. Berisha, në pothuajse çdo panel televiziv shtrohet një pyetje: “Po iku Rama, kush do të vijë?” A keni ju një përgjigje për një pyetje të tillë?
Sali Berisha: Nuk ka pyetje më turpëruese, më komprometuese në rrafshin moral dhe ligjor sesa kjo pyetje.
Edi Rama është faktuar tashmë si ndërtuesi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. I narkokracisë më të egër në planet.
Shqipëria është disa herë më narkoshtet se Kolumbia që prodhon kokainën, sepse Shqipëria është parajsa e larjes së parave të klaneve më të fuqishme të drogës në Europë dhe në botë.
Nuk e di a e patë një studim të fundit, 80% e ekonomisë shqiptare ishte përqendruar në Tiranë. Iku vendi. 80% e ekonomisë shqiptare në kullat, monumentet e drogës dhe korrupsionit. Katastrofë në rrafshin ekonomik.
Të shtrosh pyetjen "Të ikë narkodiktatori, po kush do vijë?", do të thotë të jesh skllav i narkodiktatorit.
Po Shqipëria, në historinë e saj ka një njeri që ndërtoi narkoshtetin. Dhe unë jam i bindur se ka qindra e qindra politikanë, intelektualë, çdo gjë tjetër, të cilët nuk do e mbajnë kurrë në këmbë narkoshtetin, por do e zbërthejnë, do e shkatërrojnë, dhe do rivendosin shtetin ligjor.
Të konsiderosh të domosdoshëm Edi Ramën, dëshmon se je lidhur kokë e xhep me paratë e tij të krimit. Me narkoregjimin e tij.
Është unik, jo vetëm për Shqipërinë po për Europën. Absolutisht, atë detyrë mund ta kryejnë mijëra e mijëra shqiptarë, të vendosur në atë post, pakrahasimisht më mirë, në qoftë se ata konsiderojnë drogën si superfuqinë të të keqes për këtë vend.