Berisha i përgjigjet Ramës: E ke lënë politikën
Kryeministri Berisha i është kundërpërgjigjur në distancë kryetarit të opozitës Edi Rama. Duke shfrytëzuar mbledhjen e qeverisë, Berisha ka analizuar editorialin e publikuar dje nga kreu i opozitës duke theksuar se Rama është rikthyer në publicistikën e mjerimit.
“Zoti Rama ka lënë politikën dhe është rikthyer në origjinë, në pikturë dhe publicistikë që të dyja të dështuara. Ai është rikthyer në publicistikën e mjerimit. Dje ankohej, sulmonte se pse unë u shpreha për renien e Tripolit kur ai nuk kishte rënë. Përveç atij askush nuk tha se Tripoli nuk kishte rënë” ka theksuar Berisha.
Duke analizuar më tej editorialin e Ramës, shefi i qeverisë e ka krahasuar diktaturën në Libi në atë të vendin tonë gjatë regjimit komunist prandaj dhe shqiptarët sipas tij nuk kanë sesi mos ta quajnë rënien e Tripolit si një fitore histrorike për kombin libian dhe historinë.
“Shqetësimi i Ramës ishte që e kisha quajtur fitore. Ky vend në drejtimin e tij u nënshtrua saksioneve mjaft të egra. Për ne shqiptarët jashtë atyre që e kanë pas në kurriz askush më shumë nuk e ndjen diktaturën pasi diktatori Hoxha është në distancë diktatori më i egër, më mizori pas luftës së dytë botërore prandaj edhe u shpall Hitleri i dytë pas luftës së dytë botërorë” ka shtuar Berisha.
Duke mos pranuar të komentojë pjesën tjetër të editorialit të publikuar nga Rama, Berisha deklaroi se i sygjeronte Ramës të lexojë veprën “Albania Stalin`s”, dhe konkretisht dy vargjet e fundit me të cilat mbyllet ajo vepër.
Sipas tij edhe pse Shqipëria nuk mori pjesë në operacionet ushtarake të NATO-së në Libi, qeve shqiptare i ka ofruar të gjitha lehtësisë alencës si ato portuale ashtu edhe ajrore nëse se do nevojiteshin për operacionet.
“Ne kemi njohur që në fillin Këshillin Kombëtar të Trazicionit dhe unë dua të përshëndes përfaqësinë libiane në Shqipëri që ka ndërprerë lidhjet me regjimin e Gadafit. Qeveria shqiptare është e gatshme të marrë pjesë në të gjitha operacionet humanitare në ndihmë të këtij vendi, prandaj ministria e mbrojtjes dhe e shëndetësisë do të marin të gjitha hapat për të përgatitur ekipet mjekësore me të gjtiha pajisjet për të mbështetur këtë vend i cili përjetoi një muaj të tërë lufte dhe masakrash por triumfoi” ka shtuar Berisha.