E Enjte, 5 Nëntor 2026

Berisha ka nevojë për arrestime që të ndezë protestat? Pas Salianjit, thërret manifestim pasi iu vunë prangat Metës: Të gjithë në shesh!

Sali Berisha ka njoftuar se protesta e radhës e opozitës është 29 tetori.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të zbresin në terren, ndërsa biznesmenëve që të mbyllin qepenat e bizneseve të tyre në shenjë revolte.

“Më datë 29 tetor udhëheqësit e PD në qarqe marrin përsipër të organizojnë qytetarët në rang qarku për paralizën e plotë te këtij regjimi. Të jemi të gatshëm secili nga ne të paguajë çmim për guximin tonë”, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›