E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha mbledh grupin: Amendament në parlament për minimumin jetik mbi 200 euro

Partia Demokratike ka mbledhur sot, 8 dhjetor, grupin parlamentar.

Ajo u drejtua nga kreu i saj Sali Berisha, i cili paralajmëroi paraqitjen e një platforme për ripopullimin e vendit.

“Ne do paraqesim në parlament elementët bazë të platformës sonë për ripopullimin e vendit. Në qoftë se nuk bëhen hapat e parë të mbështetura financiarisht ne po ecim drejt një humnere kombëtare. Në qoftë se fillojmë këtë vit do duhen 30 gjer në 50 vjet për të arritur aty ku ishim në vitin 2013”, tha Berisha.

Kreu i PD bëri me dije se në parlament do të paraqitet edhe një amendament për minimumin jetik 200 euro.

“Me këtë rritje çmimesh është e domosdoshme që minimumi jetik të jetë mbi 200 euro. Minimumin jetik nuk e kompenson asnjë lloj rritjeje tjetër. Ndaj dhe vendosja e minimumit jetik do të jetë e vetmja betejë në parlament”, tha Berisha.

Më tej ai shtoi se, “në këtë rritje ekonomike për herë të parë pas 32 vitesh, ekonomia shqiptare në rritje është minorancë, ka kontribut minorance. Për herë të parë në 32 vite shteti është kontributor kryesor, jo se janë sipërmarrjet publike të shtetit. Se ka shtete që menaxhojnë sektorë publikë prodhimi që predominon mbi sektorin privat”.

LEXO EDHE: Berisha: Buxheti 2026 është një piramidë mashtrimi, u rrit nga rritja e çmimeve. Kartelet e drogës, efekt shkatërrimtar

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›