E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në panelin e IDU: Integrimi europian, rruga e vetme për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë në Forumin e International Democrat Union (IDU) që po zhvillohet në Zagreb, ku janë mbledhur liderë dhe figura të rëndësishme politike nga e gjithë bota.

Në ditën e dytë të punimeve, Berisha ishte pjesë e panelit “The Forgotten Frontier: The Western Balkans and Europe’s Unfinished Promise”, (“Kufiri i Harruar: Ballkani Perëndimor dhe Premtimi i Papërfunduar i Europës”), i cili trajtoi sfidat e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivën europiane të rajonit. 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha solli në vëmendje rëndësinë e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit politik për stabilitetin e rajonit.

Ai theksoi se Ballkani Perëndimor nuk duhet të mbetet një “frontierë e harruar”, por të shihet si pjesë e pandashme e projektit europian. 

Forumi i IDU, i hapur nga ish-kryeministri i Kanadasë Stephen Harper dhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, po trajton tema kyçe si marrëdhëniet transatlantike, siguria në Ballkan, ndikimi rus, migracioni dhe autonomia strategjike e Europës.

Aktiviteti i mbajtur në Zagreb konsiderohet një nga më të rëndësishmet për partitë e qendrës së djathtë, duke shërbyer si platformë për koordinimin e qëndrimeve dhe strategjive në një periudhë sfidash globale. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›