E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha pritet me duartrokitje në Kuvend: U krye!

“Kryeministri Edi Rama nuk lejon auditin e KLSH-së se i del Benzi 600 mijë euro”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar lidhur me raportimet se i është hequr statusi “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për gazetarët por kur hyri në Kuvend ai dha lajmin.

Hyrja e tij në Parlament u shoqërua me duartrokitje nga deputetët e opozitës.

Teksa iu drejtua foltores së Kuvendit, lideri demokrat u mjaftua me një fjali të shkurtër: “Unë erdha, u krye!”.

Burime pranë opozitës bëjnë të ditur se Berisha është njoftuar gjatë ditës. Sipas këtyre burimeve, komunikimi është bërë përmes një bisede telefonike nga e ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn.a.b

PYETJE PËRGJIGJE

Berisha: U ktheva! Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje. Kam pasur komunikim zyrtar

Çdo shqiptari unë i thashë në parlamentin e Shqipërisë, u ktheva.

Zoti Berisha a mund të na thoni me kë keni komunikuar?

Sali Berisha: Përderisa jam këtu, unë kam pasur komunikim zyrtar. E gjitha çfarë mund t’u them: unë u ktheva.

Është vetëm për ju apo për të gjithë familjarët tuaj?

Sali Berisha: Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non-grata. Të jeni të sigurtë.

Sponsorizuar

Ka qenë se kemi njoftimin e Blinkenit?

Sali Berisha: Nëse do tani, po të them, Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non-grata. Ka pasur një sanksion, vizën.

Pra, nga sot ju mund të lëvizni i lirë?

Sali Berisha: Tani edhe njëherë, se ti nuk e ke gabim që pyet, sepse kundërshtarët e mi e quajtën non-grata dhe unë nuk është se e kundërshtova.

Ka qenë një sanksionim për ju dhe familjarët tuaj për minim demokracie dhe korrupsion.

Sali Berisha: Edhe njëherë, ka qenë një ndalim hyrje për ato arsye që thua ti në SHBA.

Sot është hequr për ju dhe për familjen tuaj apo vetëm për ju?

Sali Berisha: Sot unë them u ktheva. U ktheva!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›