Berisha publikon pamjet: Si shkonin shishet 33 mijë euroshe të verës tek restoranti ku darkonte Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një video ku sipas tij, tregohet se si shishet e shtrenjta të verës shkonin në restorantin ku darkonte Edi Rama.
“Edhe në restorant i vinte vera 33 mijë euro”, shkruan Berisha.
Verërat e famshme u gjendën në vinotekën Vip” të Ergys Agasit, I shpallur në kërkim tashmë.
Sipas raportimeve, e gjithë sasia e verës ishte kontrabandë dhe pa pulla fiskale, çka përkthehet në një dëm të vlerësuar rreth 400 milionë lekë për buxhetin e shtetit nga mosshlyerja e taksave.
Ndërkohë, vlera totale e verës përllogaritet rreth 3 milionë euro.