E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha sulmon Arbër Hajdarin duke i ngatërruar emrin me dhëndrin e tij: Në shpërndarjen e atyre ndihmave, tre lugë i merr për vete, një lugë ia lë të tjerëve.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës për shyp këtë të martë komentoi rreth përplasjes Veliaj-Rama dhe letrën e kryebashkiakut ku pretendon se është kërcënuar se do t’i shtohen akuzat për “prishje të rendit kushtetues”, do të vuante deri në 100 vite burg dhe të hiqte dorë nga Bashkia e Tiranës dhe t’ia delegonte Arbër Hajdarit.

E teksa e cilësoi Hajdarin si një  grosist që ndan toka, prona, pasuri me Edi Ramën, Berisha i ngatërroi emrin dhe e quajti Jamarbër, si dhëndri i tij.

“Mbrëmë, qytetarët u njohën me letrën e të burgosurit Erion Veliaj, ku informonte se padrinoja, kërcënonte të burgosurin me 100 vite burg në rast se ai nuk do t’i dorëzonte çelësat e Bashkisë, bashkëhajdutit të Edi Ramës, Jamarbër Hajdari. Ai është një nga mëkatarët më të mëdhenj, se në shpërndarjen e atyre ndihmave, tre lugë i merr për vete, një lugë ia lë të tjerëve.

Dhe ky tani duhet ai t’i dorëzojë këtij, që ky s’është fare punonjës bashkie. Ky është një grosist që ndan toka, prona, pasuri me Edi Ramën direkt, publike. Ndaj dhe të gjitha këto akte dëshmojnë degradimin total moral të Edi Ramës. Janë thirrje për të gjithë qytetarët”, tha  Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›