Berisha, takim në seli me përfaqësuesen e partisë suedeze ‘Moderate’, Margaret Ceterfeld

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha priti në takim Margaret Ceterfeld, përfaqësuese e partisë suedeze “Moderate”, ku u diskutua mbi zhvillimet politike në Shqipëri, forcimin e bashkëpunimit mes forcave të djathta evropiane dhe rëndësinë e mbrojtjes së vlerave demokratike.
Sipas zyrës së shtypit, Ceterfeld shprehu vlerësimin e saj për rolin dhe kontributin e Berishës në politikën shqiptare ndër vite, si dhe mbështetjen për një opozitë të fortë dhe të bashkuar në Shqipëri.
Zyra e shtypit të PD njoftoi gjithashtu se pjesë e rëndësishme e bisedës ishte edhe çështja e korrupsionit të lartë në Shqipëri, ndikimi i tij në institucionet demokratike dhe nevoja për një luftë reale kundër abuzimit me pushtetin dhe kapjes së shtetit.
/rtsh.al/